Një mandat i dytë, reflektim i punës, biznese të rilindura e projekte të realizuara

Me çmimin “Flamuri i Evropës” dhe Çertifikatën Ndërkombëtare të Ekselencës në Investime dhe Inovacione dhe me moton “meDokin” vazhdon rrugëtimi i kreut të Zhelinës Fatmir Izairi për një tjetër mandat.

Nga: Urim Saliu

Në fakt të tjerët duhet t’a sfidojnë atë dhe jo ai të tjerët sepse ai ka bërë një qeverisje ndryshe.Ai nuk ka një natyrë hakmarrëse dhe kjo ka përfituar simpatinë e njerëzve në atë zonë. Një mandat i dytë ndonjëherë është reflektim i punës që ke bërë dhe këtë e dijnë shumë banorë që tashmë kanë fituar një vend pune, shumë biznese që kanë rilindur dhe shumë projekte realizuara.

Për t’a sfiduar një kryetar si ai nuk është vetëm një tentim për t’a mposhtur atë vetëm përmes një gare që shpesh mban vulën partiake të kundështarit politik , por është edhe një gjë ndryshe që duhet bërë, të kesh më shumë ide për projekte, për infrastrukturë, për një menaxhim, për kreativitet se si ngritet një institucion i rëndësishëm vendorë dhe jo vetëm një garë që t’i zësh vendin një njeriu mbi të cilin ka shumë projekte të realizuara dhe banorët e Zhelinës e dijnë këtë .Kundërshtarët do t’a kenë të vështirë t’a sfidojnë atë s’do kenë vetëm kundërshtarët do të përpiqen t’a zbehin atë imazh vetëm pse duan të zënë një karike.

Shpesh disa njerëzve kur u ç’vesh petkun e politikës ta mbeten një hiçgjë.Fatmiri mbetet një mjek po aq sa një kryetar komune për të cilën ai ka dhënë një angazhim në një kohë kur komunat shqiptare kanë patur mjete të limituara karshi atyre maqedonase .Ai bëri vetëm një gjë- e menaxhoi mirë një institucion që kurrë nuk do pranohet nga kundërshtarët politikë, por në betejën e zgjedgjeve më shumë ka rëndësi se çfarë thonë votuesit dhe janë ata që përcaktojnë fituesin dhe humbësin. Pjesa tjetër i përketë propagandës.

scroll to top