Një person vritet nga të shtëna armësh në Beograd

Në Beograd sot nga të shtëna armësh ka humbur jetën një person.

Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, ka raportuar se të shtënat, të cilat kanë ndodhur në mëngjes, ishin të destinuara për një person 37-vjeçar, për të cilin policia ka konstatuar vdekjen me të arritur në vendin e ngjarjes, transmetojnë mediat e rajonit.

Sipas burimeve jozyrtare të transmetuesit publik serb RTS, një njeri me maskë ka shtënë ndaj 37-vjeçarit në momentin që ai parkoi veturën e tij dhe po ecte nëpër trotuar në shoqërim të një femre.

Sulmuesi thuhet të ketë dalë nga një veturë e zezë e tipit “Fiat” me targa serbe, duke shtënë 10 herë ndaj viktimës.

scroll to top