Njerëz të zakonshëm që ngjajnë me VIP –at

Thonë se çdo kush e ka një binjak dhe teksa vetë Hollywood është i mbushur me yje që ngjajnë me njëri – tjetrin, në botë ekzistojnë plot njerëz të zakonshëm që kanë një ngjashmëri të pabesueshme me personazhe të famshëm.

Në 2015 – ën, falë rrjeteve sociale, shumë prej tyre janë bërë protagonistë për pak kohë. Përgjatë këtij viti, personazhe si Angelina Jolie, Leonardo DiCaprio e Taylor Swift, janë njohur me sozitë e tyre.

The Huffington Post risjell në vëmendje disa prej tyre:

1

Ngjashmëria e Chelsea Marr, 24 – vjeçares nga Skocia me Angelina Jolie është e pabesueshme.

2

Olivia Strugiss është nga Austria. Krah Taylor Swift është e vështirë t’i dallosh nga njëra tjetra. Vetë ylli i pop –it, pasi e zbuloi sozinë e saj në Trumblr, shkruajti: “E pabesueshme, për një moment mendova se isha unë”.

3

Nëse Kylie Jenner do t’i duhet të marrë disa ditë pushime nga paparacët, ajo mund fare lehtë të punësojë Gabrielle Waters, 19 – vjeçaren nga SHBA.

4

Kjo vogëlushe nga Britania ka një kontratë me një agjenci mode, falë ngjashmërisë me të voglën e familjes Beckham. 3 – vjeçarja Sienna Maunsell dhe Harper Beckham duken si dy pika uji.

5

Të gjithë e kujtojmë këngëtaren serbe Jelena Karleusa, e cila pushtoi faqet e mediave rozë pasi prentendonte se Kim Kardashian i kishte vjedhur look -un.

6

Ribert McKinnon mund të themi se ka patur një vit plot surpriza, falë ngjashmërisë me aktorin Ryan Gosling. Në një intervistë për revistën “Elle”, elektriçisti nga Amerika deklaroi se falë pamjes së tij femrat i shkojnë nga pas.

7

Nuk mund të kalonte pa u vënë re edhe ngjashmëria e Claudia Alende me Megan Fox. Ajo konsiderohet si Megan Fox e Brazilit.

Nuk ka kaluar shumë kohë që nga zbulimi i Konrad Annerud, 21 – vjeçarit nga Suedia që duket ekzaktësisht si Leonardo DiCaprio në moshë të re.

scroll to top