Njoki me domate të pjekura, spinaq dhe djath

Përmbajtja:

▪ 500 gr njoki të gatshme
▪ 200 gr gjysma-domate të freskëta, të pjekura lehtë në furrë
▪ 200 gr domate të prera në kubikë dhe të kulluara
▪ 300 gr gjethe spinaqi, të ziera dhe të kulluara mirë
▪ 2 thelpinj hudhre të grirë
▪ 200 ml lëng perimesh
▪ 1 lugë gjelle vaj ulliri
▪ 100 gr krem djathi me pak yndyrë
▪ 25 gr djath parmixhan i grirë

Metoda e pёrgatitjes

Në furrën e nxehur paraprakisht në 200°C, piqini domatet derisa të zbuten.

Në një tigan nxeheni vajin dhe përzieni ngadalë domatet e grira dhe hudhrën. Copëtoni domatet e pjekura dhe bashkë me spinaqin hidhini në tigan, përziejini mirë dhe lërini të zjejnë në zjarr të ngadaltë.

Pasi të zieni njokit në ujë të valuar sipas mënyrës së përdorimit të këshilluar në ambalazh, kullojini mirë dhe hidhini në salcën e nxehtë.

Përzieni bashkë të dy llojet e djathrave dhe hidhini në salcë.

Trazojini mirë së bashku dhe sherbejini.

scroll to top