Nora feston ditëlindjen, Roberti i bën urim të veçantë nga karantina

nora-robert.jpg

Edhe pse është i mbyllur në karantinë, Roberti nuk harroi ta urojë ish-bashkëshorten për ditëlindje.

Nora Istrefi sot feston ditëlindjen, këngëtarja ka mbushur 34 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Që në orët e para të kësaj dite, ajo ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët si dhe fansat e shumtë të saj.

Urim special asaj i ka bërë ish-bashkëshorti, Robert Berisha, i cili dëshmoi edhe një herë që edhe pas ndarjes, raportet e tyre janë shumë të mira.

Roberti ka publikuar disa video në Instagram, të realizuara kohë më parë, ku shfaqet me vajzën Renee në prehër pranë pianos dhe së bashku këndonin këngën e ditëlindjes.

“Urime ditëlindjen Nora Istrefi”, është mbishkrimi që ai ia la videove, duke e etiketuar këngëtaren në to.

Ata i kanë dhënë fund lidhjes vitin e kaluar, por vazhdojnë të ruajnë raporte të mira mes vete.

Kujtojmë se Roberti tash e sa ditë është duke qëndruar në karantinë, në Qendrën e Studentëve, pas kthimit nga udhëtimi.

scroll to top