Nora Istrefi merr gjithë vëmendjen në ditëlindjen e Erës

nora-era.jpg

Era Istrefi festoi dy ditë më parë 25-vjetorin e lindjes me një festë me të afërm e miq. Në këtë ditë të veçantë këngëtarja mori urime të shumta dhe u komentua për look-un e veçantë: pantallona të shkurtra të zeza me një bluzë me pupla.

Mirëpo nuk keni parë ende pamjen e Norës e cila shkëlqente me një fustan tyli me xixa, pantallona të shkurta të bardha dhe një shall të bardhë me pupla.

Një detaj i veçantë ishin edhe karficat me gura që i jepnin një pamje shumë vajzërore Norës.

Nora siç duket ka pasur dy veshje gjatë festës dhe në një foto tjetër ku shfaqet duke pozuar me Erën dhe Elvana Gjatën, ajo shfaqet me një fustan të zi elegant.

scroll to top