“Normal që Wenger nuk më ka përmendur në librin e tij sepse e kam mposhtur 12 ose 14 herë”

wenger.jpg

Arsene Wenger ka publikuar një libër ku është rrëfyer për karrierën e suksesshme… të arriturat, të mirat dhe vështirësitë që ka kaluar ndër vite.

Ai numëron disa trofe me Arsenalin, veçuar Premierligën pa humbje ka pasur çfarë të tregojë në autobiografinë, por duket se i ka fshehur disa nga rezultatet negative gjatë karrierës.

Jose Mourinho nuk është përmendur fare në këtë libër, apo ndeshjet kundër ekipeve të Mourinhos.

Ai kurrë nuk ka pasur marrëdhënie të mirë me Mourinhon dhe ndaj ekipeve të tij, ka humbur shumë sfida në gara të ndryshme.

Madje, ata janë bërë një kohë edhe “gazi botës”, pasi ishin përleshur në fushë.

Sido që të jetë, Mourinho e kupton përse Wenger nuk e ka përmendur fare në librin e tij.

“Wenger nuk më ka përmendur në librin e tij sepse asnjëherë nuk më ka mposhtur. Nuk mund të shkruash për një kapitull që ke pësuar 12 apo 14 humbje”, u shpreh Mourinho. /Gazeta Express/

scroll to top