Nuk ka fitues në superklasiken Argjentinë-Brazil

Përfundoi në barazim 1-1 superklasikja e futbollit latino-amerikan, Argjentinë – Brazil. Sfida e shumëpritur e stadiumit “Monumental”, nuk nxorri fitues, e për rrjedhojë asnjë nga skuadrat nuk doli e kënaqur nga kjo ndeshje. E shtyrë 24 orë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ky 90 minutësh spktekolar nuk pati një skuadër dominuese, pasi si Argjentina dhe Brazili bënë gjithcka për ta fituar ndeshjen, madje goditën nga një herë shtyllën, ndërsa David Luiz 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhave.
Argjentina kaloi në avantazh në minutën e 34-tërt me sulmuesin e Paris Saint-Germain Ezequiel Lavezzin, i cili shfrytëzoi një pasim në qendër të zonës nga Gonzalo Higuain. Kundërpërgjigjja e Brazilit erdhi në minutën e 58-të, fillimisht Douglas Costa goditi traversën me kokë, por në vijim të aksionit Lucas Silva i ndodhur në kohën dhe vendin e duhur e dërgoi topin në rrjetë.
Rezultati 1-1 mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, ndonëse Tata Martino përdori në 10 minutat e fundit kartën Dybala, ndërsa David Luiz brenda pak minuta bën dy ndërhyrje të rënda që i kushtojnë daljen para kohe nga fusha.
Pas tri ndeshjeve të para eliminatore Argjentina renditet në vendin e parafundit me vetëm dy pikë, ndërsa Brazili pozicionohet i katërti me 4 pikë, ndërkohë kryeson bindshëm Ekuadori me 9 pikë të plota.

scroll to top