Nuk ka regjistrim të popullsisë. Regjistri zëvendëson regjistrimin

Më tepër se 50 rekomandime për përgatitjen e regjistrit të popullsisë u prezantuan në projektin “Mbështetja për shërbimin civil dhe administratë publike”. Sipas ekspertëve, nëse ky regjistër ka kualitet, në të ardhmen do të zëvendëson regjistrimin e tanishëm të popullsisë.
Ambasadori i Bashkimit Evropian Aivo Orav tha se realizimi i suksesshëm i këtij projekti është i domosdoshëm duke përmendur regjistrin e popullatës si pjesë e pandashme e projektit. Sipas Oravit, përmbushja me sukses e këtij projekti do të rrit besueshmërinë e qytetarëve tek institucionet.

“Ky tvining projekt posedon rekomandime të rëndësishme në zhvillimin e regjistrimit të popullatës. Regjistrimi i popullatës është baza e të gjithë regjistrave në një shtet. Është burim themelor për të gjithë regjistrat tjera siç janë: sigurimet shëndetësorë, fëmijët në shkollë, sigurimi pensioni, si dhe sigurimet e kujdesit social”, tha Aivo Orav Kryeshef i Delegacionit të BE-së.

Ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratë Marta Arsovska-Tomovska deklaroi se regjistrat varet nga kualiteti, dhe kjo në të ardhmen ka gjasa të kaloj si pjesë alternative e regjistrimit të popullsisë.

“Regjistra e popullatës do të mundësojë informacione të grumbulluar për popullsinë e përgjithshme, me çka do të mundësohet aplikimi dhe ndjekja e politikave të shumta publike menaxhuese dhe planifikuese. Nëse kualiteti i të dhënave në regjistër është i mjaftueshëm, atëherë regjistri në ardhmëri do të ndryshon regjistrimin e popullatës, siç ndodh në disa shtete evropiane”, deklaroi Marta Tomovska Ministre e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Projekti u realizua në afat kohorë prej 12 muajsh në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik dhe Ministrisë së Administratës dhe Informatikës së Maqedonisë. Vlera e projektit kapi shifrën prej më tepër 2 milionë eurove dhe u financua prej fondeve të Bashkimit Evropian./RTV21

scroll to top