Nuk zbulohet emri i kryeministrit teknik

qeveri.jpg

Njëzet ditë para formimit të Qeverisë teknike dhe akoma mbetet e paqartë se kush do të jetë kryeministri teknik, ministrat dhe zëvendësministrat shtesë të kësaj Qeverisë 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kryeministri Zoran Zaev ditë më parë paralajmëroi se vendimet kadrovike të LSDM-së për Qeverinë teknike, do të merren gjatë javës së ardhshme, ndërsa emri më i përfolur në opinion si kryeministër i mundshëm është Ministri aktual i punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Megjithatë i pyetur nga gazetarët, ai tha se vazhdon që me përkushtim të punojë detyrën e ministrit të brendshëm edhe në në këtë 20 ditësh të mbetur, ndërkohë që vendimet lidhur me qeverinë e përkohshme i marrin organet dhe trupat partiake të cilat duhet të respektohen.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME
“Unë jam përkushtuar që madje edhe këto 20 ditë të punoj me përkushtim maksimal në projektet që ndodhen në MPB, përmenda se vendimet lidhur me kryeministër teknik, qeveri të ardhshme dhe kështu me rradhë do t’i flasin organet dhe trupat partiakë, se çfarë vendime do të sillen, ato janë vendime që duhet të respektohen, domethënë, ne sot nuk do të vendosim dhe të zgjedhim fate personale, edhe pse dikush nënkupton se duhet të mendojë vetëm se ku do të shkojë dhe /farë do të bart prej pozicioneve të caktuara, vërtetë ai nuk duhet të jetë në asnjërëin nga ato pozicione. Kështuqë për mua më me rëndësi është interesi i qytetarëve të vendit se sa ku do të jem unë pas 3 janarit”

Vendime kadrovike nuk ka as edhe nga VMRO-DPMNE-ja opozitare. Pas paralajmërimeve për zgjedhje të parakohëshme do të zbatohet i ashtuquajturi modeli i Përzhinos për Qeveri teknike 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, që nga data 3 janar. Sipas ndryshimeve ligjore që kanë dalur nga marrëveshja e arritur mes liderëve në Përzhino në vitin 2015 Kuvendi të zgjedh qeveri të re teknike për zbatimin e zgjedhjeve. Qeveria teknike nënkupton që në vend të kryeministrit të deriatëhershëm me Qeverinë të udhëheq kryeministër i ri teknik, të cilën e propozon partia me numrin më të madh të votave në Kuvend.

Në Qeverinë teknike parashihen të zgjidhen ministra të rinj për punë të brendshme, për punë dhe politikë sociale, si dhe tre zëvendësministra shtesë.

Mandati i tyre zgjat deri në ditën e rezultateve përfundimtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, pas çka sipas ligjit u përfundon mandati.

Për shkak të organizimit të zgjedhjeve parlamentare, Kuvendi me propozim të kryeministrit emëron zëvendës-ministra shtesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj për Punë dhe Politikë sociale, të propozuar nga partia politike në pushtet me numrin më të madh të deputetëve, ndërsa në ministrinë e financave, atë të bujqësise, të informatikës, zëvendësministrat shtesë propozohen nga partia më e madhe opozitare.

Edhe mandati i zëvendësministrave shtesë, zgjatë nga dita e zgjedhjes së tyre deri në ditën e publikimit të rezultateve përfundimtare nga KSHZ. Sipas ligjit zëvendësministrat shtesë të Qeverisë teknike kanë kompetenca të barabarta me ministrat./SHENJA/

scroll to top