Opozita e bashkuar në Kosovë mban protestë gjithëpopullore më 9 janar

Liderët opozitarë të mbledhur në një takim në selinë e Nismës kanë bërë të ditur se më 9 janar do të mbajnë një protestë gjithëpopullore në Prishtinë.
Opozitarët kanë komentuar edhe për arrestimet e djeshme ku sipas tyre as këto veprime të pushtetit nuk do t’i ndalojnë në kundërshtimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se burgosjet nuk do t’i ndalojnë realizimin e opozitës për anulimin e marrëveshjeve dhe kthimin e normalitetit në vend. Kjo situatë sipas Limajt është rrënim i shtetit.
Ndërsa lideri i AAK-së Ramush Haradinaj përsëriti se opozita e bashkuar do të vazhdojë që të kundërshtojë marrëveshjet e dëmshme. “Insistimi jonë do të jetë i qëndrueshëm”, tha Haradinaj. Ai bëri të ditur se nesër do të ketë manifestim në Pejë, të enjten në Malishevë dhe të shtunën në Prizren.

scroll to top