Opozita në Kosovë heq dorë nga protesta e sotme

Protesta e paralajmëruar sot nga opozita është anuluar. Liderët e partive opozitare në një konferencë për media kanë bërë të ditur se kundërshtim do të ketë në vazhdimësi dhe data e caktuar për “manifestim” është 28 nëntori.

“Kundërshtim të vazhdueshëm do të ketë vazhdimisht, por ajo që duhet të ceket është manifestimi i opozitës me 28 nëntor”, tha Haradinaj.

Edhe pse sot ishte konfirmuar që do të ketë protestë nga Nitaj dhe Krasniqi, opozita vendosi të sot të mos ketë protestë.

Zëdhënësit e VV’së dhe AAK’së Frashër Krasniqi dhe Muharrem Nitaj kishin thënë se sot do të ketë protesta dhe se liderët e tyre do të vendosin për orën.

 

scroll to top