Opozita nesër edhe në seancë edhe në protestë

Opozita e bashkuar nesër do të mbajë manifestimin në Malishevë i paralajmëruar edhe më herët.
Edhe pse Kuvendi do të mbajë dy seanca, opozita do të jetë prezent edhe në Kuvend por edhe në manifestimin e Malishevës.

Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje tha për KosovaPress se manifestimi do të mbahet ashtu siç është paralajmëruar më herët, por edhe do të jenë në seancat e Kuvendit.

“Ne do të jemi edhe në manifestim por edhe në seancë”, tha Selimi. Nesër presidentja do të mbajë fjalim vjetor para deputetëve ndërsa pas këtij fjalimi do të vazhdojë seanca e cila kishte mbetur në gjysmë të hënën pak para mesnate.

Opozita ka paralajmëruar se nuk do ta pengojë fjalimin e presidentes por nuk dihet nëse të njëjtin veprim do ta bëjë edhe me ecurinë e seancës e cila pritet të vazhdojë pas fjalimit të saj.

scroll to top