LajmeMaqedoni

Ora policore nga mesnate deri në orën 4 të mëngjesit, një pjesë e qendrave për kovid janë mbyllur

Prej sonte në mesnatë fillon ora e shkurtuar policore e cila do të zgjasë deri në orën 4 të mëngjesit. Me vendim të Qeverisë, masat kufizuese do të lirohen deri më 18 maj.

Orari i punës të objekteve hotelierike është vazhduar deri në orën 23:30 vetëm në pjesët e hapura të ambienteve, përkatësisht tarracave verore. Përjashtime nga ky kufizim janë objektet hotelierike në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportin “Shën Apostulli Pali” në Ohër, si dhe sektori i ushqimit në hotele, motele, hostele, shtëpi konviktesh dhe ambiente të tjera akomoduese për personat e vendosur në këto objekte.

Prej dje filluan të punojnë palestrat, klubet e fitnesit, qendrat sportive dhe këndet e lojërave por në këto ambiente është e detyrueshme të respektohen protokollet e punës. Lejohet edhe organizmi i ngjarjeve, por për ta, do të vlejnë protokollet e njëjta si më parë, gjegjësisht deri 30 për qind të kapacitet të plotë në brendi të objekteve dhe deri 50 për qind në ambient të hapur. Ngjarjet sportive edhe më tej do të organizohen pa prani fizike të publikut.

Si pjesë e lehtësimit të masave  është edhe heqja e ndalesës  për përdorim të pushimeve vjetore për punësnjësit shëndetësorë dhe rritjen e numrit të fëmijëve në kopshte.  Në pajtim me vendimin e Qeverisë,  lejohet numri i fëmijëve mund të rritet deri në 15 në grupet arsimore deri në dy vjeç dhe deri në 20 fëmijë në grupet arsimore nga 2-6 vjeç.

Propozimin për lehtësimin e masave të hënën e miratoi Komisioni për Sëmundje Infektive mbi bazë të gjendjes epidemiologjike, gjegjësisht ulja e numrit të të infejtuarve të rinj dhe lirimin e një pjese të madhe të kapaciteteve spitalore.

Për shkak të uljes së numrit të pacientëve me Kovid-19 dje në mëngjes janë mbyllur qendrat për kovid në disa klinika në Shkup dhe një pjesë e kapaciteteve për pacientët me kovid në spitale në qytetet e tjera. Janë mbyllur qendrat për kovid në klinikat për kardiologji, për ORL, për sëmundje të syve dhe Instituti për Terapi Fizikale.

Nga fillimi i javës pa qendrat për kovid janë edhe Klinikat për Urologji dhe Kirurgjisë Plastike të cilat tashmë filluan me program të rregullt kirurgjikal. Të premten do të mbyllet edhe qendra për kovid në Klinikën e Traumatologjisë pranë TOARILUC, ndërsa të hënën Klinika për Ortopedi dhe Klinika për Traumatologji fillojnë me program të rregullt kirurgjikal, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet në qytetet e tjera trajtohen 649 pacientë me Kovid-19 dhe ka rreth 900 shtretër të lirë spitalorë në qendrat për kovid.

Sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti për Shëndet Publik, janë regjistruar 150 raste të reja me Kovid-19. Janë raportuar 16 pacientë të vdekur, prej të cilëve më i riu një shkupjan është 50 vjeç. Janë regjistruar edhe 478 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 154,372, numri i pacientëve të shëruar është 139.266, numri i të vdekurve është 5.151 dhe numri i rasteve aktive është 9.955.

Vaksinimi, siç bëri të ditur dje Ministria e Shëndetësisë, po zhvillohet pa pengesë në të gjitha pikat në shtet. Interesi për vaksinim, thonë, çdo ditë po rritet, ndërsa deri tani 318.793 qytetarë kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes ueb platformës vakcinacija.mk.

Në vendkalimin kufitar Aeroporti Ndërkombëtar Shkup  dje mbërritën 6.000 doza të vaksinave kundër Kovid-19, donacion nga Qeveria e Republikës së Hungarisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button