Orav: Zbatim i plotë i Përzhinos dhe hetim për rastin e “Kumanovës”!

Ambasadori i BE-së në Mqedoni, Aivo Orav, ka ftuar edhe një herë autoritetet e vendit që të zbatojnë në tërësi marrëveshjen e 2 qershorit si kusht për nxjerrjen e vendit nga kriza politike dhe për të përshpejtuar procesin integrues. Ai theksoi edhe rëndësinë e përmbushjes së rekomandimeve të Komisionit Europian si dhe përsëriti nevojën për hetimin e ngjarjeve të Kumanovës.

“Për të përmirësuar këtë situatë nevojiten të përmbushen 7 pika. Marrëveshja politike duhet të zbatohet në tërësi, të përmbushen reformat urgjente, të hetohet skandali i përgjimeve, politika të mos ketë ndikim mbi gjyqësorin, të zgjidhet problemi me lirinë e shprehjes, të depolitizohen shërbimet publike dhe të zbatohet tërësisht Marrëveshja e Ohrit”, tha Aivo Orav, ambasador i BE-së në Shkup.

Në lidhje me deklaratën e Orav, Zëvendëskryeministri për Çështjet Europiane, Fatmir Besimi e pranoi se kritikat e KE-së për Maqedoninë pasqyrojnë gjendjen reale dhe se është e domosdoshme të bëhen reforma urgjente.

“Fjalori i Komisionit Europian në raportin e këtij viti është i mbushur plot me kritika të drejtpërdrejta, sugjerime dhe rekomandime se, ku duhet të përmirësojmë axhendën për të ndërtuar institucione me vlera europiane në Maqedoni”, tha Fatmir Besimi.

scroll to top