Ordanovski: Ka gjasa që zgjedhjet të prolongohen

Sipas analistit politik, Sasho Ordanovski, kur bëhet fjalë për mosrrespektim të marrëveshjeve, parimeve dhe afateve, duhet të presim çdo gjë nga VMRO-ja.
Sipas tij Gruevski është duke u munduar me të gjitha mundësitë për të zvogëluar shanset e mbajtjes së zgjedhjeve demokratike.

“Një ditë e fituar është më pak ditë për rindërtimin demokratik të Maqedonisë, dhe çdo ditë që ta fitojnë, çdo javë që do të marrin nga rinovimi demokratik u rriten shanset e të ndonjë zgjedhjeje, në qoftë se mbahen në prill. Sepse unë mendoj se ka kushte serioze që këto zgjedhje të shtyhen për vjeshtën e ardhshme”, tha për A1on, Sasho Ordanovski.

Videoja e mëposhtme është në gjuhën maqedone:

scroll to top