Osmani: Popullata e dinë se vetëm BDI mund ta zgjedh çështjen shqiptare

“Folklori se ne kur do vijmë në pushtet do të bëjmë mrekulli nuk mund të bëhet, sepse për të bërë ndryshimet duhet të sigurohen vota në Parlament, dhe kjo mund të bëhet me vullnet politik. BDI në vazhdimësi ka avancuar gjuhën shqipe, por asnjëherë nuk e ka mbyllur si çështje. Ne bëjmë përpjektë në vazhdimësi që ta avancojmë këtë çështje. Qytetarët e dinë se kush mund ti realizojë këto çështje. Ajo është BDI”, tha Osmani duke folur për ligjin e gjuhës shqipe dhe zbatimin e deritashëm të gjuhës shqipe.

Përgjigje mori nga deputeti Zylfi Adili, i cili tha se popullata shqiptare e dinë se me këtë strukturë BDI nuk mund të zgjedh asnjë çështje kombëtare të shqiptarëve.

Kryetari i RDK-së, Vesel Mehmedi duke folur për konceptin që duhet ndërtuar shteti i Maqedonisë, theksoi se: “RDK angazhohet për shteti binacional, sepse vetën në këtë nivel mund të arrihet barabarësia mes komuniteteve në Maqedoni. Veseli përdori fjalorin e ish liderit të kësaj partie, Rufi Osmani që shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë ortak me maqedonasit dhe jo si shërbëtor.

Debat i ashpër për çështjen kombëtare !

“Çështja shqiptare nuk ka filluar në vitin 2001. Çështje kombëtare ka pasur para vitit 2001 dhe çështja kombëtare nuk ka filluar me BDI”, tha në debatin në Аlat-M, kryetari i RDK-së, Vesel Mehmedi.

Përgjigje mori nga zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani i cili tha se çështja kombëtare nuk ka filluar e shqiptarëve në Maqedoni nuk ka filluar në vitin 2001, por të gjitha arritjet e shqiptarëve kanë vulën e BDI-së, njofton Zhurnal.

Sa i përket çështjes së projekteve kombëtare, as BDI dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të ia vendos vulën e partisë. Projektet kombëtare kanë vulën e gjakut, sakrificës, djersës së gjithë atdhetarëve që dhanë kontributin e tyre për çështjen kombëtare”, ndërhyri deputeti Zylfi Adili.

 

scroll to top