Osmani: Zgjedhjet kanë vetëm dy qendra relevante për kredibilitetin e tyre, Realizuesin dhe Monitoruesin

Zëdhënësi i BDI-së z. Bujar Osmani në një prononcim të fundit deklaron se mbeten vetëm dy qendra relevante për kredibilitetin e zgjedhjeve pasiqë tashmë ato edhe janë shpallur, njofton Zhurnal.

”Pas shpalljes së zgjedhjeve, vetëm dy qendra mbeten relevante për kredibilitetin e tyre: Realizuesi i zgjedhjeve dhe monitoruesi. Realizues i zgjedhjeve nuk janë as partitë politike e as qeveria por vetëm Komisioni shtetërorë zgjedhor kurse monitorues është komuniteti ndërkombëtarë”, shkruan Osmani në profilin e tij në facebook.

Sipas zëdhënësit të BDI-së, vetëm qëndrimet e tyre janë relevante për një vlerësim sa më kredibil.

”Vetëm qëndrimet e tyre janë relevante për vlerësim kredibil. Vlerësimet e LSDM-së, VMRO-së apo kush do tjetër janë vlerësime për kalkulime partiake dhe aspak nuk janë relevante”, shton më tej Osmani duke thënë se shqiptarët nuk do të bëhen mish për top për agjendën e asnjërës prej partive politike maqedonase.

”Shqiptarët nuk do të bëhen mish për top për agjendat e asnjërës nga partitë politike maqedonase, ne do të shohim interesin e shqiptarëve në partneritet me komunitetin ndërkombëtarë”, përfundon kështu zëdhënësi i BDI-së.

scroll to top