Ozil shmang Arsenalin, zgjedh Rashfordin në skuadrën e tij të ëndrrave

ozil-23434-780x439.jpg

Mesfushori turko-gjerman ka zgjedhur pesë lojtarë nga një numër i caktuar vendesh, ku ishin Kroacia, Anglia, Franca, Italia dhe Brazili

Mesut Ozil ka zgjedhur kundër shokëve të tij të skuadrës së Arsenalit derisa ka zgjedhur pesë lojtarë për një skuadër ëndrrash, nga vende të caktuara.

Anglia, Franca, Kroacia, Italia dhe Brazili ishin pesë Kombet që 32 vjeçari i ka përdorur si kritere të tij për seleksionim, ku tre nga këta lojtarë janë ish shokë të Ozil sa ishte në Real Madrid.

Këtu përfshihen sulmuesi i Francës, Karim Benzema dhe mesfushori veteran, Luka Modric si dhe braziliani, mbrojtësi i majtë Marcelo.

Në skuadrën e tij ka pasur vend edhe për sulmuesin e ri të Manchester United, Marcus Rashford i cili ka shënuar shtatë gola në 12 paraqitje në të gjitha garat për Djajtë e Kuq këtë sezon.

Për portierin e skuadrës, Ozil ka zgjedhur legjendën e Juventusit dhe Italisë, Gianluigi Buffon.

Megjithatë, në skuadrën e tij nuk kishte vend për asnjë nga shokët e tij të skuadrës, Arsenal, lojtarë nga e kaluara dhe e tashmja, edhe pse Ozili ishte i limituar për zgjedhjet e tij për shkak të vendeve.

Kështu, nga skuadra e tanishme ai kishte mundur të zgjedh William Saliba dhe Alexandre Lacazette  nga Franca, si dhe Ëillian, David Luiz, Gabriel Martinelli dhe Gabriel Magalhaes nga Brazili.

Nuk ka lojtarë kroat dhe italianë në skuadrën e Arsenalit në Premier Ligë për sezonin 2020-21, kurse të jemi fer pak futbollistë anglez, përfshirë Bukayo Saka, Eddie Nketiah dhe Rob Holding.

Ka qenë një vit tepër i keq për ish përfaqësuesin e Kombëtares se Gjermanisë, me Ozilin që nuk është regjistruar në skuadrën e Arsenalit as për ndeshjet në Premier Ligë dhe ato në Europa Ligë.

Për më shumë, mesfushori nuk ka luajtur për Topxhinjtë që nga marsi kurse goli i tij i fundit për skuadrën ishte kundër Neëcastle në shkurt të këtij viti.

Ozil ka dështuar që të këtë minuta të luajtura nën urdhrat e Mikel Arteta, pavarësisht se është paraqitur në një numër ndeshjesh për spanjollin në fillim të vitit.

Ish ylli i Real Madridit kishte zënë tituj e gazetave kur kishte vendosur që mos merr pagë me të vogël pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, derisa ai po ashtu ofroi për dt’ia paguar pagën maskotës së klubit, “Gunnersaurus pasi që u raportua se ai ishte në listën e personave që do të mbeteshin pa kontratë nga klubi në tetor. /GazetaExpress/

scroll to top