Pacientët me diabet ankohen për mungesën e insulinës

Pacientët me diabet akuzojnë autoritetet shëndetësore për mungesën e disa llojeve të insulinës së shtrenjtë. Ata shprehen të revoltuar për siç thonë shpërfilljen e problemit të tyre shëndetësor nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë. Pacientët denoncojnë se insulina analoge e shtrenjtë mungon nga barnatoret e insulinës që nga gjysma e muajit.

“Ata kursejnë me atë që në kokë të vet i ndryshojnë porositë në barnatoret e insulinës të cilat kërkojnë t’u dërgohet insulinë e caktuar, por Komisioni nacional i ndryshon porositë sepse u bëhet shumë shtrenjtë dhe ofrojnë insulinë më të lirë, pra i zvogëlojnë sasitë e të shtrenjtës për të kursyer”, tha Cvete Serafimovski, Shoqata Balanc.

Me këtë problem ballafaqohen shumë qytete në vend, ndërsa banorët e Strugës ankohen se janë të detyruar insulinën e shtrenjtë ta blejnë në Shqipëri ose Serbi ku një shiringë kushton 10 euro.

“Për momentin nuk ka Novomiks, Novorapid dhe Lantus. Njerëzve në vend të 5 shiringave u japin vetëm nga dy”, tha Ivo Dukoski, kryetar i shoqatës së pacientëve me diabet nga Struga.

“Kjo që po ndodhë sot është mëkat për të sëmurit nga diabeti. Kjo është turp”.

“Njerëzit nuk duan të dalin dhe të flasin për problemin e hidhur, vetëm e vetëm të mos i dëmtojnë fëmijët dhe nipërit e tyre”.

Dukoski thotë se kërkojnë takim me Komisionin për insulinë dhe Ministrinë e shëndetësisë që t’i paraqesin problemet e tyre. Nëse nuk ka zgjidhje, thonë se do detyrohen t’i thirrin njerëzit në protestë të qetë. Problemin për mungesën e insulinës e konfirmoi edhe drejtorja e barnatores së spitalit për insulinë në Strugë, Jasminka Qeleshoska. Nga Komisioni nacional i diabetit arsyetohen se në Maqedoni është siguruar terapia më moderne e insulinës që është falas për të gjithë qytetarët që vuajnë nga diabeti, gjë që është e rrallë edhe për sistemet më të pasura shëndetësore në Evropë dhe botë.

scroll to top