Pacolli: Qeveria e dështuar po justifikohet me sjelljet e opozitës

Pacolli thotë se Qeveria po “justifikohet me protestat dhe sjelljet e opozitës” por sipas tij, sjelljet e opozitës nuk e kanë penguar atë që të zgjidh çështjet, siç është ajo për kombinatin Trepça, raporton lajmi.net, transmeton ilirianews.mk.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Pacollit:

Dje gjithë mediat u morën me bilancin e Qeverisë Mustafa në vitin e saj të parë. Me një fjalë po bëjnë hesapet e saj, nisur nga premtimet e para kur e mori pushtetin…
Nuk di çfarë hesapesh po bën vetë qeveria, por është krejt e qartë se ka dështim të plotë në të gjitha fushat. Një e di mirë, se për sytë e popullit, e ndoshta edhe për të huajt, kjo qeveri justifikohet me protestat dhe sjelljen e opozitës. Por a e ka penguar opozita qeverinë të zgjidhë çështjen e Trepçës, po marr vetëm një shembull? Ku janë ata profesorë të ekonomisë me zgjidhjet e tyre për Trepçën, përfshi edhe kryeministrin profesor, që nuk kanë bërë asgjë, megjithëse ishin gati që në muajin e parë të qeverisë t’i ofronin këto zgjidhje?
– Çfarë po ndodh me AKP-në? Pse nuk është ristrukturuar ajo?
– Çfarë quan kjo qeveri, reformën më të rëndësishme që ka bërë?
– Pse stagnojnë të gjithë proceset e rëndësishëm në këtë vend?
– Ku e ka fajin opozita përballë një koalicioni thjesht numrash që kapërcen atë të Gjermanisë?

scroll to top