Paditet Nicki Minaj, fitoi 236 mijë dollarë për 34 minuta!

Këngëtarja famshme Nicki Minaj është vënë në qendër të vëmendjes pas një padie në dëm të saj, për shkak të jo-korrektesës që tregoi në një shfaqje.

Nicki ishte paguar plot 236 mijë dollarë për një shfaqje, ku duhej të paraqitej në mesnatë, por u paraqit plotë me 1 orë e gjysmë vonesë.

Këngëtarja duhej të ishte ylli kryesor i zbavitjes pas ndeshjes Mayweather­-Pacchao, në një klub në Las Vegas.

Edhe pse ajo u paraqit, kjo ndodhi me shumë vonesë. Nicki i kishte marrë paratë parapagim.

scroll to top