Pan-sllavizmi serb shpërthen në Podgoricë (VIDEO)

Me thirrjet “Rusia, Rusia”, rreth dy mijë protestues dje në mbrëmje marshuan në Mal të Zi si shenjë proteste kundër antarsimit të vendit në NATO, transmeton ilirida.net.

Kjo ndodhë disa ditë pasi që vendit iu bë thirrje që t’i bashkangjitet aleancës , shkruajnë mediat e huaja.

Protesta ishte e organizuar nga partitë opozitare pro-ruse, të cilët kërkojnë referendum për këtë çështje. Ish-presidenti malazez, Momir Bulatoviç, tha se Mali i Zi nuk duhet të inkuadrohet në konfliktin NATO-Rusi, dhe se NATO nuk është e mirëseardhur në vendin e tyre.

Ai ua rikujtoi të pranishmëve ngjarjet e vitit 1999 dhe tha se NATO kanë qenë ata që kanë vrarë 1500 anëtarë të ushtrisë së Jugosllavisë dhe 500 civilë të tjerë.

scroll to top