Paris: Mbyllen tri xhami!

Tri xhami në Francë janë mbyllur pas sulmit terrorist në Paris si pjesë e nxitjes së aktiviteteve ekstremiste, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme Bernard Cazeneuve

Ministri Cazeneuve ka thënë për gazetarë se për herë të parë janë mbyllur xhamitë në Francë në shenjë radikalizmi.

Njëra nga xhamitë, 35 kilometra në lindje të Parisit ka qenë cak I aksionit të policisë sot në mëngjes ku është konfiskuar një revole, hard disqe dhe propagandë xhihadiste, transmeton AP.

Në xhami po ashtu ka ekzistuar shkolla e palejuar e Kuranit, ka shtuar Cazeneuve.

Një person është mbajtur në paraburgim pas aksionit derisa 22 tjerëve janë ndaluar ta lëshojnë Francën.

Dy xhamitë tjera janë mbyllur javën e kaluar gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Sipas Cazeneuve policia e Francës ka gjetur 334 armë nga sulmi terrorist në Paris ku janë vrarë 130 njerëz.

scroll to top