Parisi bashkon liderët botërorë për një zgjidhje nga kërcënimet klimatike

Kombet e Bashkuara janë duke mbajtur një takim në Paris për të gjetur një zgjidhje për ndryshimet klimatike.

Negociatorët prej 195 vendeve do të provojnë që të arrijnë një marrëveshje brenda këtyre dy javëve që të reduktohet emetimi i karbonit, raporton BBC.

Për konferencën e COP21, e cila është duke u mbajtur në Paris, policia e Francës ka marrë të gjitha masat e sigurisë, që të sigurojë një vend të sigurt për liderët botërorë, transmeton Koha.net.

“Do të jetë një pikë kthese, që është ajo që bota është duke e kërkuar”, ka thënë Laurent Fabius, ministri i Jashtëm francez.

Liderët botërorë shpresojnë që të arrihet një marrëveshje mbi reduktimin e emetimit të gazrave, që po shkakton probleme të mëdha përmes ngrohjes globale.

scroll to top