Partitë dhanë propozimet e tyre për anëtar në KSHZ

Partitë më të mëdha parlamentare deri te kryetari i Komisionit për çështjen e zgjedhjeve dhe emërimeve, Zoran Ilioski, sot i kanë dërguar propozimet për anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, transmeton zhurnal.mk

Violeta Duma e cila edhe tani është anëtar aktuale e KSHZ-së dhe Igor Milev janë propozime nga LSDM-ja, Silvana Boneva dhe Sasho Srcev, janë propozime nga VMRO-DPMNE-ja, Subhi Jakupi nga BDI-ja dhe Bedredin Ibrahimi nga PDSH-ja, njashtu janë propozimet e radhës për anëtar në KSHZ.
Sipas informacioneve nga Parlamenti, emrat e ekspertëve që duhet të zgjidhen si anëtar të Komisionit pritet që të bëhen të njohura ditën e enjte.
Në konkursin publik që e shpalli Parlamenti në bazë të ndryshimeve të fundit të Rregullativës zgjedhore janë paraqitur 52 kandidat, 12 si përfaqësues të partive politike dhe 40 kandidat si ekspert, ndërsa tre kandidat janë paraqitur mbi dy bazat.
Parlamenti i Republikës së Maqedonisë do të mundej që në seancën e caktuar për të premten ta emëroje përbërjen e re të KSHZ-së e cila do të numëroj nëntë anëtar edhe atë gjashtë anëtar me propozim të partive politike dhe tre ekspert. Kryetari dhe nënkryetari i KSHZ-së do të zgjidhen nga radhët e ekspertëve.
scroll to top