Partitë e vogla maqedonase kërkojnë shtyerje të zgjedhjeve

Partitë e vogla të bllokut politik maqedonas janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor pasi që, sipas tyre, nuk do të sigurohen kushte për zgjedhje të lira dhe nuk besojnë se lista zgjedhore do të pastrohet me sukses, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas, kyetares së RDM, Liljana Popovska, 11 institucionet që i kanë dhënë informacionet për listën zgjedhore, e posaçërisht KSHZ-ja, nuk janë seriozë dhe tallen me të gjithë ne për listën përfundimtare të votuesve të dyshimtë. Popovska thekson se nëse nuk ka kushte, atëherë nuk duhet të jepen edhe afate për zgjedhjet.

Pavle Trajanovi nga Lidhja Demokratike (LD) thotë se nuk do të ketë zgjedhje të drejta as në shtator, nëse shkaktarët e krizës nuk japin llogari. Ai propozon që Maqedonia të bëhet me një njësi zgjedhore, nëse ndodh shtyrja e zgjedhjeve. LSDR-ja mendon se shkaku pse Gruevski kërkon zgjedhje sa më shpejtë është pikërisht Prokuroria Speciale Publike. Nga ana tjetër, PLD-ja mba qëndrimin se shtyerja e zgjedhjeve nuk do të sjellë diçka të re, e as ndonjë ndryshim rrënjësor.

Këto mendime partitë e vogla i shprehën në debatin e organizuar nga OJQ ”Civil”, sipas së cilës, fundi i shtatorit do të ishte koha më e përshtatshme për t’u mbajtur zgjedhjet, si edhe të dorëhiqet tërë qeveria, pasi që ka dështuar në zbatimin e marrëveshjes për nxjerrjen e vendit nga kriza politike.

scroll to top