Pas 29 vjet e kuptuan që stadiumi ishte i shtrembër

Një klub argjentinas ka luajtur plot 29 vite në një terren të shtrembër dhe tani Federata e futbollit i ka kërkuar që ta drejtojë atë deri më 15 dhjetor, në mënyrë që të mos e mbyllë.

Klubi Social y Deportivo Liniers nga liga e pestë e Argjentinës luan në atë terren që nga viti 1987 transmeton Telegrafi.

Fotografimi nga lartë ka treguar se stadiumi më shumë ngjan me një trapezoid sesa me një drejtkëndësh.Lojtarët e kësaj skuadre janë mësuar që t’i shfrytëzojnë maksimalisht vijat e tilla, mirëpo Federata argjentinase e ka urdhëruar klubin t’i rregullojë ato.

Presidenti i Liniers, Marcelo Gomez, ka thënë se e kanë kuptuar se fusha nuk është e drejtë, vetëm kur i kanë parë imazhet në Google Maps.

sa

scroll to top