Pas PSG-së, një tjetër klub kontakton Ronaldon (Foto)

roni-3_1497709889-1385564.jpg

Pas Paris Saint-Germainit, edhe Manchester City ka kontaktuar Cristiano Ronaldon.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është në qendër të vëmendjes nga gjitha mediat botërore, pas raporteve se mund të largohet gjatë verës nga “Santiago Bernabeu”.

Ishte e përditshmja sportive portugeze, A Bola, që lëshoi “bombën” në mëngjesin e së premtes duke raportuar se katër herë fituesi i “Topit të Artë”, dëshiron të largohet nga Spanja, transmeton Gazeta Express.

Raportohet se ky frustrim i Ronaldos vjen pasi nuk ndjenë përkrahjen e klubit pas akuzave për evazion fiskal, derisa pavarësisht që ka dhënë gjithçka, ai çdo sezon vërshëllehet në “Santiago Bernabeu”.

Pas lajmit për largimin nga “Bernabeu”, shumë klube janë hedhur në sulm për t’i siguruar shërbimet e 32 vjeçarit.

Pas PSG-së, që u bë e ditur se tashmë ka nisur bisedimet me agjentin e lojtarit, tani sipas “Don Balon” edhe Manchester City ka kontaktuar portugezin.

Është raportuar gjithashtu se edhe Manchester Unitedi dëshiron ta rikthejë Ronaldon në “Old Trafford”, por Pep Guardiola do të bëjë gjithçka që është e mundur që ta ketë në radhët e veta katër herë fituesin e “Topit të Artë”.

scroll to top