Sport

Pas skandalit me femra

Pas skandalit me tri modele, Rooney mund të shkarkohet nga Derby

Wayne Rooney nuk e ka të sigurt punën te Derby County, andaj mund të shkarkohet gjatë kësaj jave.

Legjenda angleze është futur në një javë me disa skandale, derisa më i rëndi për të vije nga tri modele të zhveshura në një dhomë hoteli.

U publikuar video dhe foto në rrjetin social Snapchat, aty ku Rooney shfaqej në gjendje të dehur dhe pa kontroll.

Si të mos mjaftonte kjo gjë, ish-anëtari i Manchester United ka lënduar mesfushorin Jason Knight në stërvitje (pa dashje), e që aktualisht ka vetëm nëntë lojtarë të gatshëm për aksion, pasi edhe disa të tjerë janë të lënduar.

Por, shkaku i skandalit që ka shpërthyer në fundjavën e kaluar, Rooney mund të shkarkohet nga Derby.

Edhe pse ka thënë se skena të tilla ishin të montuara për të përfituar financiarisht nga ai, Derby duket se nuk e merr parasysh këtë gjë dhe mund ta ndodhë shkarkimi i ti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button