Showbiz

Pas skandalit që i doli Muratit se do bëhet baba, reagon Sindi

Dramat në ‘’Për’puthen’’ nuk kanë të ndalur dhë së fundmi protagonist ishte Murati, konkurrenti nga Turqia.

Teksa të gjithë mendonin se Ola dhe Murati mund të ishin çifti i rradhës në “Për puthen”, Ola hodhi dyshimet e saj për një lidhje të Muratit jashtë programit.

Ajo solli në studio një foto, e cila e ka bërë të dyshojë se Murati mund të ketë nisur njohjen me një vajzë tjetër jashtë programit. Vajza në fjalë kishte bërë tek thonjtë e saj inicialet e biznesit të ri të Muratit.

Ky i fundit zbuloi se vajza është ortakja e tij. Mirëpo, burime për “Iconstyle.al” treguan se Murati është i lidhur me vajzën që e quajti kolege dhe ndajnë një biznes, por gjithashtu presin një fëmijë së bashku.

Nuk dihet sa muajshe shtatzënë është vajza dhe as identiteti i saj. Burimet madje siguruan një foto të partneres se Muratit, i cili prej kohesh po e shijon këtë lidhje.

Por si duket fansat janë kuriozë të marrin ndonjë ngamim nga Sindi e të dinë pas gjithë këtyre skandaleve pse nuk kanë dëgjuar kurrë diçka rreth saj dhe kështu konkurrentja e hodhi edhe një kunjë mbi skandalin e fundit, pasi kujtojmë se Sindi she Murati ishin gati për tu krijuar çift, por “hyri” Ola në mes.

“Ngele e vetmja pa skandale jashtë emisionit uroj të jesh kështu deri në fund, kujdes nga ata brenda aty”, i shkruan një ndjekës.

“Nuk do këtë skandale nga unë pasi nuk fsheh asgjë. Jam e sinqertë për gjithçka them!”, u shpreh Sindi teksa na la të kuptonim se po thotë se edhe Murati fsheh diçka pa i doli skandali.

Epo me pak fjalë Sindi ka dashur të thotë shprehjen: “Ku ka zë; nuk është pa gjë!”/afterparty.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also
Close
Back to top button