Pas sulmeve, Franca ndryshon Kushtetutën

Franca është ne lufte dhe për te luftuar terrorizmin duhet ndryshuar kushtetuta”. Kështu deklaroi presidenti Fransua Hollonde gjate nje seance te përbashkët te dy dhomave te parlamentit. Ai u kërkoi ligjvënësve zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, pas sulmeve terroriste te Parisit.

“ISIS na lufton, sepse jemi vend i te drejtave te njeriut. Jemi ne lufte dhe lufta kërkon ndryshimin e Kushtetutës për t’u përballur me terrorizmin. Do t’i kërkoj parlamentit zgjatjen e gjendjes se jashtëzakonshme edhe per tre muaj. Sulmet ne Paris janë agresion ndaj vendit tone, vlerave, ndaj rinise dhe mënyrës se saj te jetesës”. Ndryshimi i Kushtetutës synon ta beje me te lehte dëbimin e personave qe paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, te te huajve qe përbejnë kërcenim, por edhe heqjen e shtetësisë se dyfishte edhe te shtetasve franceze. Hollonde kërkoi forcimin e kontrolleve ne kufijtë e jashtëm te BE dhe beri thirrje për nje koalicion te Evropës dhe Kombeve te Bashkuara. Gjithashtu ai njoftoi dhënien e fondeve për 5 mije police dhe personel shtese prej 1 mije vetesh ne kufi, ndërsa sqaroi se nuk do te kete shkurtime te forcave te armatosura përpara vitit 2017. Terrorizmi nuk do ta shkatërroje republikën, tha presidenti. Ne fund te fjalimit deputetet kënduan marsejezën. E ndërkaq, Franca vijoi me operacionet ajrore kundër ISIS, më të mëdhatë deri tani. Sipas autoriteteve, operacionet janë fokusuar jo tek ekzekutimi i terroristeve, por te logjistika e tyre. Për pasojë janë shkatërruar dhjetëra depo armësh, si dhe kampi më i madh i stërvitjes së militantëve në këtë qytet të Sirisë. Nga ana tjetër, policia franceze e ajo belge vijojnë te mbeten ne gjurmët e terroristeve, ndërsa ne krye te listës është Salah Abdeslam, nje nder personat qe ka marre pjese ne sulmet e Parisit. 26-vjecari, i cili ishte ndaluar me herët dhe me pas u la i lire, është vëllai i dy terroristëve të tjerë, Mohamed Abdeslam i ndaluar me pare në Bruksel, dhe 31 vjecari Brahim Abdeslam, nje nga autoret e masakrës së teatrit “Bataclan”. Duke cituar burime të inteligjencës, franceze dhe belge, mediat shkruajnë se truri i gjithë sulmeve terroriste ne kryeqytetin francez është shtetasi belg Abdel Hamid Abaaod. 27 vjecari është me origjinë nga Maroku dhe është bashkuar me organizatën terroriste ISIS.

scroll to top