Pas trajnimit të suksesshëm të grave të papunësuara nga Çairi

Modeli sipas të cilit funksionon Instituti internacional i modës “Izet Curi”, përkrahur nga Komuna e Çairit, do të zbatohet edhe në Itali.
Këtë, siç njoftojnë nga komuna e Çairit, e shpalli disejnatorja e njohur italiane e modës Dominik Brunet, gjatë vizitës së sotshme në Komunën e Çairit e cila këtë javë qëndron në Institutin “Izet Curi” në Shkup, në korniza të së cilës ajo zhvilloi edhe ligjëratat e saja.
Së bashku me te, nga Italia udhëtuan edhe dy studente të cilat përkryerjen e tyre të mëtutjeshme do ta vazhdojnë pikërisht në institutin e Izet Curit. Stilistja e njohur italiane e modës deklaroi se instituti i ri i cili do të hapet në Venedik, po ashtu do ta bartë emrin e kreatorit të njohur të modës Izet Curi, i cili disa dekada me sukses punon në Paris dhe kreacionet e së cilit janë të njohura në botë.
“Që të dy institucionet do të kontribuojnë për këmbim më të madh të përvojave dhe njohurive midis studentëve nga Maqedonia dhe Italia në të gjitha fushat të cilat do të mësohen, siç janë: modelim, sitilizëm, pamje dhe qepje”, thuhet në kumtesë.
Ndërkaq, duke ju falënderuar përkrahjes së pakursyer të Komunës së Çairit dhe bursve të siguruara nga Komuna e Çairit, shtohet më tej, deri më tani në programin e Institutit të modës “Izet Curi” kanë marrë pjesë më tepër se 30 gra të reja të papunësuara nga Çairi, ndërsa për dhjetë gra trajnimi për momentin është në rrjedhë.
Kandidatet të cilat dëshirojnë ta bëjnë trajnimin, zgjidhen në konkurs publik, ndërsa pas përfundimit të tij marrin diplomë dhe arrijnë shkathtësi dhe dituri konkrete, me çka, siç thuhet, krijohen perspektiva reale për punësimin e tyre.
352353-635x356
scroll to top