Pas vitit të Ri koalicioni: PDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe

Në bazë të burimeve që ka siguruar Gazeta “Tribuna”, bëhet e ditur se skena politike e vendit, pas vitit të ri, do të pësojë ndryshime rrënjësore.

Ndryshime ndërlidhen jo vetëm me krizën aktuale nëpër të cilën po kalon vendi, por ato ndërlidhen drejtpërdrejtë edhe me dy çështje kruciale, që janë: çështja e zgjedhjes së Presidentit të vendit dhe çështja e Gjykatës Speciale.

Përveç këtyre elementeve, është bërë e ditur se motiv kryesor për ndryshime të tilla kanë rrjedhë si pasojë e mosgatishmërisë së Hashim Thaçit për t’u shkëputur nga kryetari i PDK-së. Duket se pozita e tij si President i vendit nuk është e sigurt për shkak se faktori i jashtëm me rëndësi vendimtare në Kosovë është i interesuar që ta ruaj paanësinë dhe pastërtinë e Presidentit të vendit , për të mos qenë ky pozicion as i ngarkuar politikisht e as i prekur nga sindroma i krimit dhe korrupsionit.

Në anën tjetër, AAK është pajtuar që të heqë dorë përfundimisht nga kërkesa e saj e mëhershme për Kryeministër. Kryetari i AAK është pajtuar që të jetë, gjithnjë sipas burimeve të “Tribunës”, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Punëve të Brendshme.

Ky pozicion arsyetohet me peshën që ka ky dikaster ministror për gjatë kohës së fillimit të funksionimit të Gjykatës Speciale, e cila, në thelb, pritet që të godas më së shumti të tria subjektet politike, PDK-në, AAK-në dhe Nismën.

Ndërsa befasi e koalicionit është rikthimi i Hashim Thaçit Kryeministër i vendit. Gjithsesi një pozicion i tillë arsyetohet me periudhën e vështirë që është duke e kaluar vendi dhe me periudhën tjetër edhe më të vështirë të Gjykatës Speciale./Gazeta Tribuna/

scroll to top