Pasardhësja e Skënderbeut, këndon “xhamadanin” (Video)

Sophie Castriota është brezi i 14-të i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

E reja me origjinë shqiptare, që ka lindur në Itali, tregon se ka talent në këndim.

Ajo në video që po qarkullon në rrjetet sociale shihet teksa këndon këngën “Xhamadani vija vija”.

Sophie aktualisht jeton dhe vepron në Brisbane të Australisë, ndërsa është edhe violiniste e suksesshme. /Telegrafi/

scroll to top