Patrullat e FRONTEX filluan punën në kufirin Maqedono-Grek

30 anëtarë të Frontex arritën në kufirin maqedono-grek dhe nga sot fillojnë të kontrollojnë, meson Plusinfo, transmeton Zhurnal.
Këto patrola policore të Unionit Europian së pari kanë për detyrë të parandalojnë hyrje jolegale dhe dalje të refugjatëve nga fqinji Greqia.

Në ekipin e parë kontrollues ka dhjetëra policë nga Gjermania. Ata kanë qenë kërkues, si dhe mjete të sofistikuara për mbikëqyrje gjatë natës.

Në Greqi momentalisht ka 65.000 refugjatë, derisa në Turqi numri i tyre është 3 milion. Edhe pse me muaj është mbylluar  pranimi në vendet Ballkanike, refugjatët ende arrijnë në brigjet greke. Tani më një kohë të gjatë në kufirin me Maqedoninë vërehet rritja e numrit të migrantëve, por gjithashtu edhe në kufirin Maqedono-Serb.

scroll to top