PDK në Qeveri?

kadri-veseli-pdk-780x439.jpg

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Shqipëri, të parën si kryeministër.

I pyetur nëse po planifikohet hyrja e PDK-së në qeverinë të cilën ai udhëheq, shkruan portali arbresh.info

Kryeministri ka thënë se kjo çështje është hipotetike e që qeveria në të cilën ai udhëheq është stabile.

Hoti tha se presidenti ka mandat të plotë, e nëse do të krijohen ato rrethana, atëherë do të vendoset për zgjedhjen më të mirë për vendin.

“Gjithmonë e dini qasjen time se si i trajtoj këto gjëra, nuk përgjigjem asnjëherë në pyetje hipotetike, qeveria është stabile, presidenti është me mandat të plotë, nëse krijohen ato rrethana do të ulemi dhe do të gjejmë zgjidhjen më të mirë për vendin”, ka thënë ai. /arbresh.info/

scroll to top