Pedro do t’i bashkohet klubit të njohur italian

pedro.jpg

Sulmuesi spanjoll pritet të transferohet në Romë si transfer i lirë gjatë kësaj vere, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin italian

Pedro Rodriguez do të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi spanjoll do të jetë lojtar i lirë gjatë kësaj vere pasi do t’i skadojë kontrata me “Blues”.

Klubi anglez nuk e ka shprehur dëshirën për t’ia vazhduar kontratën ish-futbollistit të Barcelonës, i cili do të largohet gjithsesi nga “Stamford Bridge”.

Dhe, sipas mediave italiane, ish-përfaqësuesi spanjoll do të përfundojë në Romë.

Madje, thuhet se Pedro do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin italian.

Pedro nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në ekipin e Frank Lampardit këtë sezon. /Gazeta Express/

scroll to top