Pellegrini ngacmon Arsenalin, Chelsean e Unitedin

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka thumbuar Arsenalin, Chelsean e Unitedin

Manchester City pret Borussia Moenchengladbach në Etihad në kuadër të ndeshjes së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Për të përfunduar të parët në Grupin D, Cityt i duhet fitorja ndaj gjermanëve, dhe humbja e Juventusit nga Sevilla.

“Ne do të përpiqemi për të përfunduar të parët në grup, por gjëja më e rëndësishme është për t’u kualifikuar”, ka thënë Pellegrini.

“Nëse nuk përfundojmë në krye të grupit, unë nuk mendoj se është zhgënjyese. Chelsea, United dhe Arsenal do të donin të ishin në pozitën tonë”, ka theksuar ai.

scroll to top