Për herë të parë, Julian Deda zbulon pse u larguan nga Portokallia

Aktori Julian Deda ka folur hapur se kurrë më parë në intervistën e dhënë në emisionin “Thumb”.

Në këtë intervistë aktori ka treguar edhe se cila ishin shkaqet, që ai u largua nga emisioni i humorit “Portokalli”.

Ne nuk u larguam nga ‘Portokalli’-a Neve na zbuan. Ne nuk do iknim kurrë andej, na zbuan me sjelljen e tyre. Ne ishim në kulmin tonë, si mund të iknim. Ishin kapricot e regjisorit, Basha”, – ka treguar ai.

Por edhe pse aktori nuk është më pjesë e ‘Portokallisë’ grupi “SHBLSH”, ku bënin pjesë edhe Ermal Mamaqi dhe Gentian Zenelaj vazhdon të kujtohet me nostalgji.

scroll to top