Për një vit institucionet e Kosovës morën 126 dhurata

Institucionet e Kosovës për një vit kanë pranuar 126 dhurata të ndryshme. Më së shumti ‘hedije’ për vitin 2015 pati marrë ish presidentja Atifete Jahjaga.

Në institucionin që ajo drejtonte për një vit ka marrë 30 dhurata të ndryshme.

Në deklarimin e dhuratave të pranuara për vitin e kaluar shihet se Kuvendi i Kosovës ka marrë 25 dhurata, Zyra e Kryeministrit 14 dhurata, Ministria e Integrimeve Evropiane 16 dhuratë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural 3 dhurata, Këshilli Kombëtar për Trashëgimi Kulturore 3 dhurata, Policia e Kosovës 2 dhurata; Gjykata Kushtetuese 4 dhurata, Prokuroria e Shtetit 10 dhurata, Zyra e Prokurorit Disiplinor 5 dhurata si dhe Zyra e Auditorit të Përgjithshëm 14 dhurata.

Total i bie se në institucionet kosovare për një vit kanë deklaruar se kanë pranuar 126 dhurata.

scroll to top