Për Selën e Kasamin, nuk ka vend në Tetovë! Shëtitën qytetin me pak bashkëpartiak

sela-bilalli-tetov.jpg

Kryetarët e Lëvizjes Besa dhe ASH, Bilall Kasami e Ziadin Sela sot kanë shëtitur gjithë qytetin e Tetovës në tentativë për të fituar poena politike mirëpo gjithë kjo shëtitje ju dështoi për shkak se tetovarët që tashmë kanë mësuar politikat dhe qëllimet e tyre as që ju afruan këtij grupi që përbëhej nga vetëm pak ushtarë partiak të të dy partive të cilat edhe pse kanë ‘bashkuar’ forcat megjithatë nuk mund t’i bëjnë ballë partisë më të madhe shqiptare, BDI dhe kandidates e cila garon për kreun e kësaj komune. Sela dhe Bilalli pasiqë shëtitën gjithë qytetin ndaluan në qendër ku priteshin nga një grumbull i madh i qytetarëve (shih foton) që prisnin me plot entuziazëm fjalimet e tyre ‘madhështore’. Dhe në fund gjithçka përfundoi me vetkënaqje dhe një shëtitje për të parë projektet e realizuara nga kryetarja aktuale dhe njëherit kryetare e ardhëshme e komunës së Tetovës. shkruan FLAKA, transmeton /ilirianews.mk/

scroll to top