Përfundoi aksioni policor në vendkalimin kufitar Idomeni

Përfundoi operacioni dhjetëorësh i policisë greke për mënjanimin e emigrantëve, të cilët ndodheshin në zonënneutrale në kufirin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, lajmëruan mediumet greke.

Së paku 2.300 të huaj, fillimisht nga Pakistani, Somalia, Maroko, Algjeria dhe Bangladeshi, janë bartur me 45 autobusë drejt Athinës.

Aksioni, në të cilin morën pjesë 350 policë, kaloi pa incidente, ndërsa qërish është vendosur komunikacioni hekurudhor.

scroll to top