Përfundoi takimi i liderëve, dolën me deklaratë të përbashkët

Në Klubin e deputetëve në Shkup këtë pasdite ka përfunduar takimi i katër liderëve të partive më të mëdha politike, BDI, VMRO, PDSH, LSDM, me çka është biseduar për plotësimin e marrëveshjeve të Qershor/Korrikut.
Redaksia jonë më poshtë ua paraqet kumtesën e përbashkët të harmonizuar mes përfaqësuesve të këtyre partive, vlen të ceket se në takim morën pjesë edhe ambasadorët e ShbA-së dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav, si dhe ndërmjetësuesi Piter Vanhaute.

Deklarata e liderëve
Ne, liderët e partive më të mëdha politike, e përshëndësim marrëveshjen e arritur për përbërjen e plotë të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve.
I rekomandojmë parlamentit të emërojë Aleksandar Çiçakovski, Rexhep Prekopuca dhe Atanas urumov ekspertë të pavarur në KSHZ.
Ftojmë Kuvendin t`i finalizojë procedurat e domosdoshme sa më shpejtë të jetë e mundur, me qëllim që KSHZ-ja të fillojë me punë, si dhe t`i marrë përsipër obligimet për përgatitjen e zgjedhjeve kredibile e të ktribuojë për krijimin e kushteve të barabarta në afatin aprazgjedhor,
Ftoojmë të gjitha institucionet shtetërore t`i japin mbështetjen e lotë KSHZ-së në këtë detyrë të vështirë.
I bëjmë ftesë Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve t`i marrë vendimet e domosdoshme për çështje si plotësimin me kuadro, përfshirë edhe një sekretar të përgjithshëm profesional e me kualifikim të lartë, për metodologjinë e kontrollimit të Listës së zgjedhësve, si dhe të përcaktojë procedurat e verifikimit e të vendimmarrjes për ankesa zgjedhore në pajtim me të drejtat e tyre ligjore, pa ndikime politike.
I ftojmë qytetarët që të paraqesi çdo lloj keqpërdorimi që kanë vënë re tek KSHZ-ja, si dhe tek organet tjera zyrtare me kompetenca relevante, siç është Avokati i Popullit.

scroll to top