Peshkatari fatlum, si u bë milioner

Jeta e një peshkatari nuk është aspak e lehtë. Ka raste kur ata peshkojnë një sasi të mirë, ndërkohë që ka raste të tjera kur ata nuk kapin asgjë.

Peshkatari Khalid Al Sinani e ka kaluar jetën e tij pranë detit, duke shpresuar se çdo ditë e re do të ishte më e mirë për të. Por ai kurrë se kishte menduar se një ditë mund të bëhej milioner krejt papritur dhe jeta e tij të merrte një kthesë dramatike për mirë.

Por në fakt, kjo gjë i ndodhi Khalid, falë një udhëtimi rutinë peshkimi në Qurayat, Oman.

Ëndrra e tij e fëmijërisë për të fituar një lotari u bë realitet mëngjesin e 30 Tetorit, kur ai sëbashku me dy shokët e tij zbuluan një masë të çuditshme në rrjetën e tyre që peshonte 80 kg.

Ajo ishte pështymë balene, një produkt shumë i kërkuar në industrinë e kozmetikës dhe tepër i shtrenjtë.

“Ne kemi përdorur litarë për ta mbledhur atë dhe për ta futur brenda anijes”, tha Al Sinani.

Vetëm pas disa ditësh, Al Sinani është kontaktuar nga shumë klientë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite të cilët u kanë ofruar çmime marramendëse.

scroll to top