Petkovic: Me Shqipërinë do të jetë një mini-derbi

Trajneri i kombëtares zvicerane Vladimir Petkovic e ka cilësuar ndeshjen përballë Shqipërisë si një mini-derbi. Kjo për shkak se në përbërjen e skuadrës zvicerane janë 6 lojtarë me origjinë shqiptare (Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Berhami, Pajtim Kasami, Blerim Dzemaili, Admir Mehmedi).
“Do të jetë një derbi i vogël. Ne e njohim kombëtaren e Shqipërisë dhe besoj se do të jetë shumë interesante si ndeshje,” u shpreh Petkovic për RTS.
Gjithashtu ai u shpreh i lumtur me shorteun, pasi sipas tij në grup janë skuadra me të cilat Zvicra mund t’ja dalë mbanë.
Petkovic: “Pa dyshim Franca është ekipi favorit në grupin tonë, por nuk duhet të nënvlerësojmë edhe 2 skuadrat e tjera”.

scroll to top