“Pishina e dreqit”

pish-dreqi-00002-1024x768-768x576_1496413992-119232.jpg

Në ujëvarën e famshme “Viktoria” në lumin Zambezi, në kufirin e Zamisë dhe Zimbabvesë, ndodhet një pishinë e krijuar nga natyra që njerëzit e kanë emëruar “Pishina e dreqit’.

Kjo pishinë natyrale aq sa është e bukur aq është edhe e rrezikshme sepse gjendet në tehun ujëvarës së lartë 128 metra, ku shumë lehtë mund të vdesësh!

Për të arritur te ajo fillimisht duhet të ecni disa kilometra, tutje të notoni në lumë, pastaj vetëm guximtarët mund të lejojnë që uji t’i bartë në tehun e ujëvarës, transmeton Gazeta Metro

Nga mesi i muajit gusht deri kah mesi i janarit, kjo pishinë vizitohet nga qindra turistë, të cilët shoqërohen nga  shpëtimtarët e angazhuar nga pushteti në Zambi.

Ata, kujdesen për  turistët të mos shkojnë shumë larg me aventurat e tyre, sepse përpjekjet e tilla do të rezultonin me vdekjen e sigurtë.

scroll to top