Pishman Erdogan: Nuk e dinim se i kujt ishte aeroplani

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se forcat ajrore turke nuk kanë qenë në dijeni se aeroplani ka qenë I forcave ruse, përcjell “Rasha Tudej”.
Veç tjerash, Erdogan flet se Turqia nuk dëshiron konflikt më Rusinë si pasojë e rrëzimit të aeroplanit luftarak rus.
“ Nuk kemi qëllim që të shkaktojmë eskalim të tensioneve rreth incidentit në fjalë. Ne vetëm e kemi mbrojtur sigurinë tonë dhe të drejtën e vëllezërve tanë” tha Erdogan në Stamboll, lajmëroi AFP.
Ambasadori i Turqisë në Kombet e Bashkuara Halit Çevik dje deklaroi se dy aeroplanë janë futur në hapsirën ajrore turke dhe pasiqë janë paralajmëruar 10 herë gjatë 5 minutave, është gjuajtur në ata.
Çevik ka deklaruar se aeroplanët janë futur më tepër se një kilometër në territorin turk dhe nuk ka qenë e ditur se cilit komb I takojnë.
“ Pas dhunimit të kufirit, njëri aeroplan është khtyer mbrapa ndërsa tjejtrit i është gjuajtur nga aeroplanët patrollues luftarak turk F-16” thotë në letrën e Çevik, raporton Rojters.
Megjithatë, Ministri e Mbrojtjes e Rusisë ka bërë publike një inçizim në të cilin vërtetohet se aeroplani rus nuk është rrëzuar në hapsirën ajrore turke./ ilirianews.mk

scroll to top