Plani i qeverisë finlandeze: 800 € në muaj çdo qytetari të saj

Qeveria e Finlandës po harton një plan për t’i dhënë të gjithë qytetarëve të saj 800 euro në muaj të ardhura bazë dhe nëse ky plan do të realizohet atëhere do t’i hiqen të gjitha përfitimet ekzistuese.

Ideja e qeverisë finlandeze është shumë popullore dhe sipas një sondazhi  të zhvilluar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbështetet nga 69% e popullsisë.

“Për mua, të ardhurat bazë do të thotë thjeshtëzim i sistemit të sigurimeve shoqërore” tha kryeministri i Finlandëz Juha Sipilä.

Ky plan sipas “Bloomberg” do t’i kushtonte qeverisë 52.2 miliard euro në vit.

Qeveria e Finlandës do të marrë një vendim përfundimtar mbi këtë plan në nëntor të 2016.

Edhe Holanda është me një propozim të ngjashëm. Utrecht do t’i nënshtrohet një projekti pilot vitin e ardhshëm.

scroll to top