LajmeMaqedoni

Po rriten çmimet e produkteve bazike, vaji mbi 100 denarë për litër!

Çmimet e produkteve ushqimore bazike vazhdojnë të rriten shumë, qytetarët thonë se mezi i mbulojnë shpenzimet mujore. Vaji i gatimit ka arritur çmim prej njëqind denarë për litër, por çmime më të larta kanë edhe frutat dhe perimet. Çmimi mesatar i një kilogram domate është njëqind denarë, trangujt tetëdhjetë denarë, ndërsa limonët dhe portokajtë gjashtëdhjetë denarë.

“Populli ynë si vitin e kaluar ashtu edhe këtë vit e ka shumë vështirë, njerëzit kanë frikë të shpenzojnë, dhe blejnë vetëm atë që është e nevojshme sa për të kaluar. Frutat dhe perimet janë shtrenjtuar.

“Nuk mund t’ia dalim me paga apo me pensione. Çdo gjë është shtrenjtuar jo vetëm vaji, 1 kg djathë 300 denarë, njëjtë sikur mishi, mishi më i lirë se djathi, e tmerrshme”.

“Pandemia na mori pensionet dhe pagat, mezi i lidhim muajt, kur vijnë faturat, ajo e EVN-së, e internetit, një çerek i rrogës harxhohet për këto. Është shtrenjtuar sheqeri, qumështi, çdo gjë”

Sindikatat vlerësojnë se çmimet rriten në mënyrë artificiale dhe për shkak të çmimeve të larta, rriten edhe harxhimet e qytetarëve.

“Rritja e shportës së konsumit të produkteve elementare që muajin e kaluar pa arsye dhe artificialisht u rritën dhe me këtë ulet fuqia blerëse e punëtorëve në Maqedoni”.

Nga ana tjetër shitësit thonë se kanë shumë pak qarkullim dhe se në treg qytetarët nuk dalin si më herët.

 “Shumë dobët, nuk ka konsum, nuk ka popull, nuk dalin. Çmimet janë rritur. Më së shumti janë shtrenjtuar domatet dhe specat”.

Çmimet e ushqimit në tregjet globale rriten për të dhjetin muaj me radhë. Sipas Organizatës për ushqim të OKB-së, rritje më të madhe ka në çmimet e mishit, vajrave dhe produkteve të qumështit./alsat.mk/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button